Site icon Telegrafi

Kovaçevski: Buxheti i vitit 2023 është buxhet nga i cili priten rezultate

Buxheti i vitit 2023 është baza për vizionin tonë për një Maqedoni të Veriut të qëndrueshme, ekonomikisht të begatë dhe të përparuar. Buxhet nga i cili priten rezultate, shkruan në Facebook kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski thekson se janë dhënë mjete për rritje dhe zhvillim, për reforma, transformim të shoqërisë dhe përshpejtim të integrimeve evropiane.

“Me punë të palodhur nuk ka qëllim të paarritshëm”, shton Kryeministri./Telegrafi/

Exit mobile version