Kryeministri Dimitar Kovacevski ka deklaruar se po bëhet gjithçka që qytetarët e vendit të sigurt të evakuohen nga zonat e krizës në Izrael.
Kryeministri tha se është realizuar kontakti me rreth 50 prej tyre, por numri vazhdimisht rritet dhe se po bëhen përpjekje për t`u lokalizuar.
“Një pjesë e qytetarëve tanë janë transportuar me Aeroplan nga Tel Avivi në Shqipëri, një pjesë kanë arritur të dalin nga Betlehemi drejt Jordanit, por ende kemi qytetarë atje.
Bisedova me Ministrin e Brendshëm, kemi shtab krize në MPJ, kabineti im kontakton me vendet tona fqinje dhe me vendet tjera partnere që kanë avio-kompani që mund të aterojnë në aeroportet e Izraelit ose në vendet përreth” tha Kovaçevski.
Mbrëmë 40 shtetas të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës kanë mbërritur në aeroportin e Tiranës me një fluturim special nga Izraeli./Telegrafi/