Site icon Telegrafi

Kovaçevski: Ashtu siç u integruam shpejt në NATO, shpejt do të integrohemi edhe në BE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasditen e sotme në koktejin e përbashkët pas konferencës së parë ndërqeveritare, u takuan sërish me Komisionerin Evropian për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë së Mirë, Oliver Varhelyi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski falënderoi komisionerin Varhelyi dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

“Ne do të tregojmë se ashtu siç u integruam shpejt në NATO, do të integrohemi shpejt edhe në BE”, tha Kovaçevski para të pranishmëve në koktejin e përbashkët.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se nuk duhet të fluturojmë në ajër.

Ai falënderoi Komisionerin Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, për punën e tij të palodhur që nga fillimi i mandatit për të arritur qëllimin, fillimin e negociatave dhe më pas anëtarësimin e plotë në BE./Telegrafi/

Exit mobile version