Telegrafi

Kovaçevski – Abdi: Dekada bashkëpunimi me UNICEF-in sollën ndryshime pozitive në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski në New York u takua me zëvendësdrejtorin ekzekutiv të UNICEF-it, Omar Abdi.

Në takimin u diskutua për bashkëpunimin e përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut me UNICEF-in, i cili në vitin 1993 ishte një nga dy agjencitë e para të OKB-së që hapi zyrën në vendi pasi u bë shtet i pavarur.

Kryeministri Kovaçevski në takim theksoi se vendi ynë i kushton rëndësi të madhe bashkëpunimit dekadash me UNICEF-in, i cili kontribuoi në zhvillimin e vendit dhe në kohë krize, kjo agjenci solli ndryshime pozitive për gjeneratat e fëmijëve.

Në takim, zëvendësdrejtori ekzekutiv i UNICEF-it, Omar Abdi, theksoi bashkëpunimin e jashtëzakonshëm me Qeverinë në fushën e reformave në arsim, pasi ato janë thelbësore për vendosjen e duhur të bazave të prosperitetit të vendit.

Abdi ka përgëzuar në emër të UNICEF-it për progresin e jashtëzakonshëm që ka bërë vendi në 30 vitet e fundit./Telegrafi/