Debat i ashpër i eurodeputetit bullgar Andrej Kovaçev në emisionin “Click plus”. Festimin e 11 tetorit si ditë e luftës kundër fashizmit, e quajti provokim i palës maqedonase që shkaktoi reagime në opinionin publik në Maqedoni. I pyetur se pse e konteston festimin e kësaj date me çka jemi në anën kundër fashizmit, ai nuk dha përgjigje konkrete.
“Ardhja e diktaturës komuniste në pushtet nuk është asnjë rast për të festuar. Në Bullgari kjo gjë është shpallur si regjim kriminal. Që nga viti 44 e deri në 89 ju doni ta bazoni identitetin tuaj mbi diktaturën komuniste”, tha Kovaçev.
Kovaçev theksoi se është e drejta juaj se çfarë do të bëni.
“Është e drejta juaj se çfarë do të bëni, ky është problem juaj. Ne duam të shkojmë përpara, drejt BE-së, të ndihmojmë njëri tjetrin dhe duam të gjejmë zgjidhje për çështjet aktuale që janë para nesh”, theksoi Kovaçev./TV21/Telegrafi/