Site icon Telegrafi

Kovaçev: Pendarovski dhe Kovaçevski të takojnë bullgarët e RMV-së

Presidenti Stevo Pendarovski, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski të takohen me përfaqësuesit e bullgarëve maqedonas, të kuptojnë dhe problemet e tyre të njihen dhe të zgjidhen nga institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kërkoi eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev, i cili në Parlamentin Evropian u takua me përfaqësues të shoqatave të bullgarëve të Maqedonisë.

“Kjo është e dobishme për të gjithë qytetarët e RMV-së, për Bullgarinë, për të gjithë rajonin dhe për Evropën. Kjo është ajo për të cilën ne po punojmë dhe kjo është arsyeja pse presidenca bullgare e Këshillit të BE-së synoi të bindë partnerët tanë se integrimi i Ballkanit Perëndimor duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Me luftën në Ukrainë dhe luftën propagandistike në Bullgari dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, është jashtëzakonisht e rëndësishme, forcat pro-evropiane duhet të mbështeten”, tha Kovaçev, raportojnë mediat bullgare.

Sipas tij, të ftuarit kanë biseduar edhe për zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë ndërmjet Sofjes dhe Shkupit, si dhe për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, që është kusht që Shkupi të fillojë negociatat për anëtarësim në BE./Telegrafi/

Exit mobile version