Telegrafi

Kovaçev: Bullgaria nuk ka kushte të reja për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Eurodeputeti bullgar, Andrej Kovaçev në një intervistë për “TV 24” tha se çështjet historike duhet të zgjidhen, që Bullgaria të mbështesë Maqedoninë në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.

“Nuk ka momente dhe kushte të reja nga pala bullgare, por ajo që kërkohet është që komisioni të jetë më i përkushtuar në histori, ndërsa autoritetet e Maqedonisë e dinë këtë.

Kjo vjen pasi u publikuan informacione këto ditë se Bullgaria mund të kushtëzojë proceset e integrimit evropian të vendit edhe me gjuhën.

“Unë jam i habitur kur dikush thotë diçka të re. Nuk ka kushte të reja ose asgjë të re në pozicionin e Bullgarisë. Ky pozicion i Bullgarisë është i njohur për të gjithë në Maqedoni. Qeveria, opozita dhe shoqëria në Maqedoni. Nuk ka asnjë problem me gjuhën maqedonase. Pala maqedonase ka pezulluar marrëveshjen. Ky komision nuk po takohet më – nuk ka përparim. Marrëveshja u nënshkrua në gjuhët zyrtare të Republikës së Bullgarisë dhe asokohe Republikës së Maqedonisë tani është zyrtarisht Republika e Maqedonisë së Veriut”, tha Kovaçev./Telegrafi/