Telegrafi

Kovac: T’i tregojmë Dortmundit se duam të bëhemi kampionë

Niko Kovac (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Niko Kovac ka kërkuar nga lojtarët e Bayern Munichut që ta fitojnë ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit për të treguar se sa e duan titullin e Bundesligas.

Pas barazimit të bavarezëve ndaj Freiburgut dhe fitores së BVB kundër Wolfsburgut, ka ndodhur rotacion në krye të tabelës, ku aktualisht ndodhet Dortmundi me dy pikë më shumë.

Për ta rimarrë kreun e tabelës, Bayerni duhet ta fitojë ndeshjen e ardhshme në Allianz Arena, ku takohen dy skuadrat rivale.

Lexo po ashtu Bayerni ndalet me barazim nga Freiburgu dhe humb pozitën e parë

“Tash duhet ta fitojmë me çdo kusht ndeshjen kundër Dortmundit. Besoj se lojtarët e mi e dinë rëndësinë e kësaj”.

“Duhet t’i tregojmë Dortmundit se duam të bëhemi kampionë dhe pres që t’u bëjmë presion dhe të jemi agresivë në javën e ardhshme”, ka deklaruar Kovac pas ndeshjes ndaj Freiburgut. /Telegrafi/