Telegrafi

Kovac thuhet se mund ta marrë drejtimin e Arsenalit

Niko Kovac po e kërkon rikthimin sa më shpejtë të jetë e mundur në futboll.

Trajneri kroat u shkarkuar javë më parë nga Bayern Munichu shkaku i rezultateve të dobëta dhe tani po mendon ta marrë drejtimin e një skuadre tjetër.

48-vjeçari u zëvendësua nga Hansi Flick, ndërsa tani po mendon ta marrë drejtimin e Arsenalit si zëvendësues i Unai Emerys që po ashtu u shkarkuar.

Freddie Lumberg ka zëvendësuar trajnerin spanjoll që nuk tregoi rezultat të mira në këtë fillim sezon, ndërsa tani Kovac mund ta marrë drejtimin e skuadrës.

Lexo po ashtu Arsenali insiston për Allegrin

Goal.com raporton se kroati është favorit për ta marrë drejtimin e skuadrës nga veriu i Londrës, por që rivalizohet edhe nga disa emra të tjerë.

Mauricio Pochettino, Massimiliano Allegri dhe Mikel Arteta, janë po ashtu në listën e The Gunners për ta drejtuar skuadrën. /Telegrafi/