Trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovac, është i vetëdijshëm për kualitetet e Liverpoolit.
Por, pavarësisht kësaj tekniku kroat beson se skuadra e tij mund të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Ne jemi të lumtur me shortin. Ata ishin skuadra më e vështirë që mund të përballeshim”.
#MondayMotivation 🏆#UCL @FCBayern #UCLdraw pic.twitter.com/sEFq4uLr9P
— UEFA.com DE (@UEFAcom_de) December 17, 2018
“Liverpooli ishte finalist sezonin e kaluar dhe aktualisht janë në krye të Ligës Premier”.
“Ata janë favorit kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve këtë vit, por ne jemi Bayerni dhe Liverpooli e din se duhet të vijnë tek ne për ndeshjen e kthimit”.
“Mundësitë janë 50/50 (të barabarta)”, ka thënë Kovac pas shortin.
Ndeshja e parë luhet në Anfiel më 19 shkurt 2019. /Telegrafi/