Bashkimi Evropian duhet menjëherë që të fillojë bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë, deklaroi sekretari hungarez për marrëdhënie ndërkombëtare, Zoltan Kovaç.
Kovaç, gjatë vizitës në Vjenë, theksoi se qeveria hungareze beson se zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor duhet të jetë prioritet i Brukselit, duke shtuar se Budapesti është kundër shtyrjes së pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
“Historia tregon se problemet shfaqen gjithmonë kur nuk i kushtojmë vëmendje rajonit. Bashkimi i Evropës është diçka që nuk ka mbaruar ende”, tha Kovaç, duke shtuar se ai mendon se Serbia dhe Mali i Zi janë gati për anëtarësimin në BE./Telegrafi/