Site icon Telegrafi

Kouvelis: Marrëveshja e Prespës hap perspektivë bashkëpunimi për portin e Selanikut

Ministri i Çështjeve Detare në Greqi, Fotis Kouvelis, konsideron se me Marrëveshjen e Prespës jepen mundësi për bashkëpunim për portin e Selanikut.

Kouvelis në deklaratë për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA, thotë se porti nuk duhet të shikojë vetëm në det, por të shikojë edhe drejt qytetit dhe rajonit më të gjerë.

“Marrëveshja e Prespës me të vërtetë hap mundësi që të ekzistojë ky bashkëpunim me rezultat konkret ekonomik, që shumë pozitivisht përfshin çështjen gjithëpërfshirëse të zhvillimit të portit dhe rajonit”, thotë Kouvelis, duke iu përgjigjur pyetjes për perspektivat që i hap marrëveshja midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Exit mobile version