Telegrafi

Kourtney Kardashian zbulon se ka veshur të brendshmet e Travis Barker teksa pozon në fustanin rozë

Kourtney Kardashian ka bërë një rrëfim interesant në një postim të radhës në llogarinë e saj në Instagram.

Ylli televiziv ngacmoi fansat me pamje nga sezonin i tretë i “The Kardashians” të Hulu ku shihet e veshur me një fustan rozë të cilin ajo pranoi se e ka përshtatur me të brendshmet e bashkëshortit të saj, Travis Barker.

“Duke u futur në sezonin 3 të The Kardashians me të brendshmet dhe çorapet e burrit me fustanin tim”, ka shkruar 43-vjeçarja një seri fotosh në Instagram ku shihet duke pozuar me fustanin elegant i hapur në pjesën e shpinës dhe me një detaj zinxhir që i varej drejt të pasmeve.

Foto: Kourtney Kardashian/Instagram

Në foto, Kourtney pozon në një divan dhe tregon çorapët nga marka e bashkëshortit dhe gjithashtu tha se ka të brendshmet e tij nën fustan, shkruan PageSix.

Foto: Kourtney Kardashian/Instagram

Të tjerë shprehën entuziazmin e tyre për sezonin dytë që po transmetohet, i cili së shpejti do të shfaqë dasmën e Kourt në gjykatën e Santa Barbara, e ndjekur më pas nga ceremonia e saj italiane, të cilat u sponsorizuan nga Dolce & Gabbana.

Foto: Kourtney Kardashian/Instagram

Ndërsa ajo është e zënë duke promovuar dhe veshur pjesë nga linja e saj “Boohoo”, prezantimi muajin e kaluar i të cilës u vërshuan nga kritika dhe vështirësi teknike.

Kur Kourtney bëri një shfaqje në pistë gjatë Javës së Modës në New York, energjia u ndal ndërsa modelet u përpoqën të dilnin në pasarelë.

Foto: Kourtney Kardashian/Instagram

Megjithatë, themeluesja e “Poosh” tha më vonë se vëmendja rreth lansimit ishte “pikërisht ajo që ajo po shpresonte” në mënyrë që të sillte vëmendjen ndaj çështjes së qëndrueshmërisë brenda industrisë së modës. /Telegrafi/

Foto: Kourtney Kardashian/Instagram