Site icon Telegrafi

Kourtney Kardashian zbulon se është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Travis Barker

Kourtney Kardashian është shtatzënë.

Ish-ylli i “Keeping Up With the Kardashians” është në pritje të një fëmije tjetër, i pari i saj me bashkëshortin Travis Barker, ka mësuar Page Six.

Ylli i “The Kardashians” bëri të ditur lajmin emocionues gjatë koncertit të Barker me Blink-182 në Los Angeles të premten.

Foto: Getty Images

Ndërsa bashkëshorti i saj performonte në skenë, Kardashian mbajti një tabelë ku shkruhej “Travis unë jam shtatzënë”, përpara se të përqafonte bateristin.

Shtatzënia e yllit televiziv vjen një vit pasi dyshja u martuan në një martesë luksoze në Itali para miqve dhe familjes.

Kardashian, 44 vjeçe, dhe Barker, 47 vjeç, shprehën publikisht dëshirën e tyre për të pasur një fëmijë së bashku në shfaqjen e saj në Hulu, dhe dyshja kanë bërë përpjekje të mëdha për të mbetur shtatzënë, duke përfshirë raundet e IVF dhe ilaçe të ndryshme bimore.

Çifti ishte hapur për t’iu drejtuar IVF-së në një përpjekje të dëshpëruar për të mbetur shtatzënë, por zbuloi se ata nuk po e eksplorojnë më atë rrugë në një episod të 25 majit të “The Kardashians”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kourtney Kardashian

“Ne kemi përfunduar zyrtarisht me IVF. Ne do ta donim një fëmijë më shumë se çdo gjë, por unë thjesht besoj vërtet në atë që Zoti ka rezervuar për ne. Nëse ky është një fëmijë, atëherë besoj se do të ndodhë”, tha ajo

Ky do të jetë fëmija i katërt për Kardashian, e cila ndan tre fëmijë – Mason, Penelope dhe Reign,– me ish-partnerin Scott Disick.

Foto: Twitter

Barker gjithashtu ka fëmijë me ish-bashkëshorten Shanna Moakler: djalin Landon, vajza Alabama dhe Atiana.

“Travis dhe unë duam të kemi një fëmijë”, tha Kardashian vitin e kaluar, ndërsa kamerat e ndoqën çiftin në takimin me mjekun.

Duke folur për sfidat që vijnë me IVF-në, Kardashian tha se efektet “me të vërtetë ndikuan në shëndetin e saj”. /Telegrafi/

Exit mobile version