Telegrafi

Kourtney Kardashian vishet me bikini ngjyrë ari, thekson fizikun e formësuar

Kourtney Kardashian Foto: Instagram/kourtneykardash

Përkundër moshës që ka, Kourtney Kardashian gjithmonë dëshmon ka kujdes të shtuar për tipare trupore.

41-vjeçarja tashmë është duke shijuar pushimet, së bashku me motrat e saj, shkruan Daily Mail.

Në disa postime në rrjetin social Instagram, ajo ka vënë në pah fizikun e formësuar, të fituar përmes stërvitjeve të shumta.

Ajo çka mori më shumë vëmendje ishte kostumi i larjes, që i tëri kishte ngjyrën prej ari.

Ndërsa pozonte atraktive para kamerës, Kourtney mbante edhe disa produkte të bukurisë në duar.

Së fundmi ajo ka qenë duke ndarë edhe me fansat sekretet e bukurisë, që të mbajnë më të pastër fytyrën e tyre.

Sa i përket jetës së saj personale, në faqet rozë tashmë po flitet se ajo ka filluar romancë me Travis Barker. /Telegrafi/