Përveç flokëve të dukshëm në kokën tonë, ekziston një gjë që ne gjithmonë përpiqemi ta rrisim: qerpikët tanë.
Ne shpenzojmë shuma të tepruara për rimel dhe mjete për qerpikët – në përpjekje për të rritur gjatësinë dhe trashësinë e secilit qerpik. Pra, ka kuptim të investosh në një produkt që në të vërtetë do të ndikoj në rritjen e tyre.
Prandaj, imagjinoni gëzimin dhe ngazëllimin e të gjithëve kur Kourtney Kardashian ndau sekretin e qerpikëve të saj të trashë dhe të gjatë.
Mund të mendoni se janë qerpikë artificial, por sekreti qëndron diku tjetër. Një postim i fundit në faqen e internetit të Kourtney zbuloi se ajo i jep të gjitha meritat vajit natyral të ricinit.
Si funksionon? Vaji i ricinit është i pasur me vitaminë E dhe acide yndyrore thelbësore si omega-6 dhe acid ricinoleik, që të dy ndihmojnë në mbrojtjen dhe ushqimin e çdo qerpiku.
Aplikoni çdo natë para se të flini, gjithashtu vaji është i mahnitshëm për vetullat, flokët dhe çdo zonë të lëkurës së thatë. /Telegrafi/