Kourtney Kardashian është përfolur shumë në faqet rozë për një lidhje të mundshm me Travis Barker.
Ylli i Keeping Up With The Kardashians tashmë i ka dërguar edhe një letër të dashurisë, që po forcon aludimet se ata janë në lidhje, shkruan Mirror.
Të njëjtën e ka ndarë Travis në rrjetin social Instagram, ndërsa bëhej e ditur se ata nuk do të kthehen prapa eksperiencave.
“Për shumë Aventura. Le ta shkatërrojnë njëri-tjetrin plotësisht. Dashuri, Kourtney”, shkruhej nga zeshkania.
41-vjeçarja së bashku me muzikantin janë parë edhe së bashku në vende të ndryshme, përfshirë edhe darka romantike.
Por, deri më tani nuk është konfirmuar asnjë gjë prej asnjërit prej tyre, ndërsa në rrjet aludimet vazhdojnë. /Telegrafi/