Ajo mban një dietë të rreptë dhe regjim stërvitje për të ruajtur figurën e saj yjore.
Dhe puna e vështirë e Kourtney Kardashianit ishte e dukshme në një serë fotografish në bikini që u shkrepën nga pushimet e saj luksoze në Korsikë të premten, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Edhe pa një filtër Instagrami, ylli i reallity-showt, 40 vjeçe, dukej jo pak tërheqëse me kostumin e saj të vogël, ngjyrë të verdhë.
Nëna e tre fëmijëve, që ishte duke pushuar me pasardhësit e saj, Mason, Penelope dhe Reign, përkundër faktit që gjithnjë duket atraktive në paarqitjet e saj, edhe ajo ka probleme me celulitin.
Kourtney po shijonte diellin e ngrohtë, ndërsa herë pas here futej në det për t’u freskuar. /Telegrafi/