Site icon Telegrafi

Kourtney Kardashian shfaqet lakuriq në rrjetet sociale

Kourtney Kardashian dhe ish-i dashuri, Scott Disick po përjetojnë një tjetër udhëtim familjar së bashku, duke zgjedhur të shijojnë pushimet në Kosta Rika.

Dyshja duket se kanë zgjedhur që të harrojnë për një moment grindjen dhe po kalojnë momente të lumtura.

E motra e Kimit, ka vendosur që së paku në rrjetet sociale të jetë edhe më sentimentale duke sjell imazhe të nxehta.

Në fakt, bukuroshja ka publikuar një fotografi në llogarinë personale të Instagramit teksa shihet lakuriq dhe mbanë duart në gji.

Në një episod të kohëve të fundit të “Keeping Up With The Kardashians”, nëna e Kourtneyt, Kris Jenner shprehu frikën se nëna e tre fëmijëve ende ka ndjenja për Scottin dhe se ‘dikush do të lëndohet’.

Ndryshe, Disick e kishte tradhtuar zeshkanen amerikane me një femër tjetër, e cila gjë kishte bërë që të ndahen. /Telegrafi/

Exit mobile version