Kourtney Kardashian shpesh lë pak vend për imagjinatë me të gjitha imazhet që publikon.
Ajo tashmë në rrjetin social Instagram ka mahnitur plot 113 mijë ndjekësit, të cilët e mbështesin vazhdimisht, shkruan Daily Mail.
Derisa bënte lëvizje para kamerës, shkrepjet u bënë në momentin kur ajo vinte në pah fizikun e saj të mrekullueshëm.
“Mbrëmjen e djeshme”, ka shkruar zeshkania në përshkrim.
Të tilla fotografi janë realizuar në njërën prej dhomave luksoze të saj, në Calabasa të Kalifornisë.
Veshja e Kourtney ishte tërësisht e zezë, teksa më në fokus ajo ka vënë gjoksin e formësuar.
Në këtë paraqitje u vërejt edhe se ajo u pa duke mbajtur telefonin, teksa pretendonte se po fliste me dikë. /Telegrafi/