Site icon Telegrafi

Kourtney Kardashian provokon me poza ‘të nxehta’ nga pushimet me të dashurin 14 vjet më të ri (Foto)

Kourtney Kardashian është në periudhën më të mirë të jetës së saj dhe ajo dëshiron që të gjithë ta dinë.

38-vjeçarja publikoi një foto të të pasme të saj të mërkurën, ndërsa shijonte pushimet në Punta Mita, me të dashurin e saj 24 vjeç, Younes Bendjima, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Ylli televiziv dukej tejet provokuese, e veshur vetëm në bikini.

Kjo fotografi vjen vetëm dy ditë pasi ajo dhe i dashuri i saj u fotografuan së bashku në aeroport.

Kourtney Kardashian, 38 vjeç, dhe i dashuri i saj, Younes Bendjima

Ajo nuk kishte asnjë nga tre fëmijët e saj: Mason, Penelope dhe Reign me vete.

Të dy kanë qenë në disa udhëtime së bashku gjatë marrëdhënies së tyre njëvjeçare, duke përfshirë New Yorkun, Parisin dhe Egjiptin.

Kardashian vuri në pah të pasmet e saj atraktive gjatë pozës ‘së nxehtë’ në Instagram, e cila u pasua me mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/

Kourtney Kardashian (Getty Images)
Exit mobile version