Personalitetet e njohura ndërkombëtare po bëjnë gjithçka që është e mundur për tu dukur mirë në rrjetet sociale.
Një gafë të tillë e ka bërë edhe bukuroshja, Kourtney Kardashian, e cila ka pozuar mjaft seksi dhe provokuese në një vaskë.
Kourtney është duke promovuar faqen e saj të re të quajtur Poosh, e cila në fakt dyshohet se lidhet me vajzën e Kourtneyt, Penelope Disick dhe thuhet se po i tejkalon kufijtë.
Por, zeshkania është kritikuar për ndërhyrjen në fotografi teksa shihet çart te koka se ka intervenuar në imazh.
Fansat kanë shpërthyer në komente të tipit: “Duhet të pushosh nga puna fotografin dhe personin që është marrë me Photoshop-in e fotos”.
Ndryshe, Kardashian është duke punuar në projekte të ndryshme të modës që do të bëhen të ditura brenda këtij viti. /Telegrafi/