Të mërkurën, ylli televiziv Kourtney Kardashian ka ndarë një fotografi në Instagram, duke treguar fizikun atraktiv në bikini.
41-vjeçarja, e cila mbante veshur një këmishë leopardi, dukej në top formë në pozën e marrë për fotografi.
Megjithatë, në hapësirën për komente një fans ka shkruar “Ajo është shtatzënë”.
Ky koment mori një përgjigje direkt nga Kardashian.
“Kjo jam unë kur kam disa kile shtesë, dhe në të vërtetë i dua”, iu përgjigj ajo ndjekësit. “Unë kam lindur tre herë dhe kjo është forma e trupit tim”.
Kardashian ndan tre fëmijë – Mason, 10; Reign, 5, dhe Penelope, 7 – me ish partnerin e saj, Scott Disick.
Kourtney u spekulua për një shtatzëni edhe në muajin prill.
Shumë nga komentet ishin si, a jeni shtatzënë, ju po prisni fëmijën e katërt?.
“Unë mund të isha ofenduar por e di se nuk dukesha si shtatzënë. Unë e di se si duket trupi im kur jam shtatzënë. Kam qenë tre herë shtatzënë”, ka thënë Kardashian në një intervistë për revistën People. /Telegrafi/