Telegrafi

Kourtney Kardashian ‘ndez’ rrjetin me imazhet e reja, pozon nudo për revistën “GQ” në Meksikë

Kourtney Kardashian. Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver

Kourtney Kardashian tërboi rrjetin me fotografitë e reja.

40-vjeçarja u rikthye sërish në qendër të vëmendjes me fotosesionin e ri nudo, që realizoi ekskluzivisht për revistën “GQ Mexico”.

Ajo nuk i la aspak vend imagjinatës, duke mbuluar gjinjtë e saj me vetëm një dorë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Kourtney mori një pamje vërtet joshëse, ndërsa u shfaq nudo duke vënë në pah linjat e saj atraktive.

Fotografitë janë realizuar nga fotografi Michael Schwartz në atë që duket të jetë një rezidencë moderne.

Imazhet ishin befasuese, duke dëshmuar se Kourtney di të jetë po aq ‘përvëluese’ sa motra e saj më e famshme, Kim Kardashian.

Dhe Kourtney Kardashian iu dha një dhuratë të hershme të Krishtlindjes tifozëve të saj: tri fotografi krejtësisht të zhveshura.

Kourtney, e cila dikur ishte në lidhje me Scott Disick, ka punuar pa ndërprerje që kur ishte adoleshente.

Ajo shpesh thotë se ajo djeg qindra kalori në palestrën e saj para se të fillojë ditën. /Telegrafi/

Kourtney Kardashian (Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)