Kourtney Kardashian po vazhdon të marrë vëmendje me postimet e fundit.
Sidomos kur bëhet fjalë për jetën private, bukuroshja po flitet për lidhjen e saj me Travis Barker, shkruan Daily Mail.
42-vjeçarja në rrjetin social Instagram ka ndarë disa imazhe, me të cilat ka mahnitur ndjekësit.
Ajo është duke kaluar kohë në Utah, vend i cili është tejet i preferuar për familjen Kardashian-Jenner.
Postimi i Kourtney e shfaqte atë teksa rrotullohej kryesisht me një varkë, ku ajo eksploroi formacionet madhështore shkëmbore në distancë.
Anija kaloi buzë shkëmbinjve dhe nëpër kanione të ngushta ndërsa Kourtney rrinte pranë duke xhiruar. /Telegrafi/