Ajo është zyrtarisht njëra nga motrat më interesante për t’u ndjekur nga familja Kardashin.
Në foton e shpërndarë në Instagramin e Poosh të mërkurën, Kourtney Kardashian shfaqi celulitin në pjesën e pasme të saj ndërsa u largua nga kamera me bikini me rripa dhe taka të kuqe të ngushta.
Komentuesit e Poosh nuk ngurruan të shkruanin lavdërimet dhe mirënjohjen e tyre për realitetin e Kardashian.
“Në rregull, më në fund një Kardashian e pa edituar”, shkruhet në një koment, me një tjetër që e ndjek në të njëjtën ndjenjë, “Më pëlqen që gropat e vogla u mbajtën! Është kaq natyrale dhe kaq e bukur”.
Kardashian postoi një set tjetër fotografish në të njëjtat bikini me lara-lara gjatë fundjavës së kaluar – të cilat i kishte aksidentalisht të njëjta me Dua Lipën. /Telegrafi/