Telegrafi

Kourtney Kardashian inkurajon fansat t’i respektojnë akoma rregullat ndaj COVID-19

Ajo u arratis nga Los Angeles në Wyoming me fëmijët e saj Penelope, shtatë vjeçe dhe djemtë Mason, 10 vjeç dhe Reign, pesë.

Por, edhe ndërsa udhëtonte Kourtney Kardashian ua kujtoi fansave që të lanin duart, pasi pandemia e coronavirusit vazhdon të ketë akoma rritje në SH.B.A.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ndau një seri fotografish në Instagram të shtunën, të realizuara në tualet nga më i vogli i saj, Reign.

Kourtney Kardashian (Foto: Instagram)

41-vjeçarja dukej qartë se ishte në gjendje të relaksuar sipas fotos.

Për dukjen e thjeshtë, Kourtney kishte veshur pantallona të zeza, një triko të bardhë të thjeshtë me një çantë shpine të zezë.

Në kokë kishte vënë një shami blu të errët, ndërsa zgjodhi një palë syze dielli drejtkëndëshe të zeza.

Kourtney Kardashian (Foto: Instagram)

Në një postim me tri fotografi, në murin e tualetit ku ajo ishte shkruante “Ju lutem pastroni duart tuaja”.

Paralajmërimi i Kourtney vjen pasi në Amerikë çdo ditë e më shumë po shtohen raste të reja dhe viktima të coronavirusit. /Telegrafi/