Kourtney Kardashian nuk ka kohë të caktuar për të filluar pushimet verore.
Në çdo kohë që ajo dëshiron, destinacionet për të shkuar të pushojë janë nga më të ndryshmet për bukuroshen, shkruan Mirror.
41-vjeçarja tashmë në disa postime në rrjetin social Instagram, ka mahnitur ndjekësit e saj me pozat që ka marrë.
Kardashian u shfaq në një pishinë, kurse përmes kostumit të larjes kishte theksuar linjat e mrekullueshme trupore.
Flokët e lagura i kishte lënë të lira mbi supe, kurse natyraliteti në fytyrë i dominonte më shumë kësaj radhe.
Derisa bënte lëvizje para kamerës, modeles iu shkrepën edhe disa imazhe nga pjesa e të pasmeve të formësuara.
Përndryshe, Kourtney flitet se është në një lidhje dashurie me Travis Barker. /Telegrafi/