Site icon Telegrafi

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker të kombinuar në veshje shihen teksa shkojnë për darkë romantike në New York

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker vazhduan të duken si një çift ‘rockstar’ ndërsa dolën për një natë takimi në New York.

Themeluesja e Poosh, 42 vjeçare, dhe partneri i saj, 45 vjeç, u panë duke u koordinuar me ngjyrë të zezë nga koka te këmbët teksa po shkonin drejt “The Polo Bar” të premten në mbrëmje (15 tetor).

Pasi hynë brenda, mbrëmja e tyre romantike përfshinte gjithashtu pjesëmarrjen në muzikalin Hadestown të Broadway, shkruan DailyMail.

Foto: Backgrid

Pamja e Kourtney për mbrëmjen përfshinte një bluzë mëndafshi dhe pantallona elegant me çizme katrore.

Ajo mbante një çantë të zezë dhe flokët e saj i stiloi në një pjesë anësore, ndërsa kapte dorën e Barkerit kur ata dilnin nga hoteli Greenwich Village.

Foto: Backgrid

Bateristi u përshtat me të dashurën e tij i veshur i tëri me ngjyrat e zeza, xhinse dhe një bluzë me stilin e Oksfordit Doc Martens.

Dyshja kanë qenë në lidhje prej muajsh dhe romancën tyre e kanë treguar publikisht që nga fillimi, madje edhe paraqitjet në tapetin e kuq nuk janë të rralla, çifti i famshëm së bashku morën pjesë edhe në eventin më të madh të modës Met Gala. /Telegrafi/

Foto: Backgrid
Foto: Backgrid
Foto: Backgrid
Foto: Backgrid
Foto: Backgrid
Exit mobile version