Telegrafi

Kourtney Kardashian dhe Megan Fox joshëse në fotosesionin e “Skims”, akuzohen se kopjuan konceptin e imazheve nga modelja, Draya Michele

Foto: Skims/Instagram

Kourtney Kardashian dhe Megan Fox janë bërë bashkë për realizimin e një fotosesioni nga kampanja e tyre e fundit për “SKIMS”.

Marka e njohur e veshjeve nga Kim Kardashian publikoi fotografi të reja të dy bukurosheve që shihen me të brendshme, shkruan DailyMail.

Në imazhet e para joshëse, Kourtney dhe Megan kthyen kokat me pozat e tyre sugjestive, por ata u akuzuan shpejt për marrjen e konceptit nga modelja, Draya Michele.

Foto: Skims/Instagram

Megan Fox, 35 vjeç, pozoi në mënyrë provokuese me një palë të brendshme dhe një bluzë të shkurtër që i ekspozonte barkun e saj të tonifikuar.

“Më pëlqen që “SKIMS” kupton vërtet atë që gratë duan të veshin dhe që duan të ndihen seksi, të sigurta dhe të fuqizuar”, tha ylli i Transformers.

Foto: Skims/Instagram

Me glam të ndezur të ngjashëm dhe kaçurrela të krehura në mënyrë perfekte, Kourtney Kardashian, 42 vjeç, pozoi me një nga të brendshmet nga koleksioni i pambukut me mëngë.

Fotosesioni i parë i reklamave për këtë linjë u publikuan në fillim të kësaj jave dhe shkaktuan një zhurmë të madhe për imazhet e tyre seksualisht sugjestive.

Foto: Skims/Instagram

Kourtney dhe Megan u panë në poza të ndryshme, përfshirë disa gjysmë të zhveshura dhe një ku ushqenin në mënyrë joshëse me qershi njëra –tjetrën.

Foto: Skims/Instagram

Fotografia tërhoqi kritika nga Kristen Noel Crawley, dikur një mik i ngushtë i Kim -it , i cili akuzoi ish-miken e tij për vjedhjen e idesë pasi modelja, Draya Michele kishte realizuar një imazh të ngjashëm.

“Gratë e zeza janë gjithmonë projekti, dhe mos e harroni atë,” shkroi Crawley, duke postuar fotografinë e mëparshme të Michele me modelen Tanaya Henry.

Foto: Skims/Instagram

Draya, 36 vjeç, e miratoi mesazhin duke e ripostuar atë në InstaStoryl, në Instagram për 8.5 milionë ndjekësit e saj.

Imazhet kanë shumë ngjashmëri, me dy femra të veshura me të brendshme të ulura përballë njëra -tjetrës, me njërën që ushqen me qershi tjetrën.

Foto: Draya Michele/Instagram

Po ashtu, flokët e Draya duken pothuajse identike me gjatësinë dhe stilin Megan Fox.

Ndërkohë, Megan dhe Kourtney duket se janë mikeshat më të reja në showbizz, pasi së fundi u panë të shoqëruara së bashku me partnerët e tyre përkatës Machine Gun Kelly dhe Travis Barker. /Telegrafi/