Ylli i “The Kardashians”, Kourtney Kardashian, ka befasuar së fundmi me ndryshimin në pamje.
Ajo përmes disa postimeve që ka shpërndarë në rrjete sociale ka zbuluar se është bërë bionde.
Themeluesja e “Poosh” mori vëmendje gjithashtu me paraqitjet provokuese në një korse lëkure.
43-vjeçarja e kompletoi dukjen me një grim me nuanca ngjyrë kafe dhe një gjerdan argjendi.
Shumë fansa, miq e ndjekës e komplimentuan Kourtney për transformimin e ri të flokëve.
E njëjta më tej ndau edhe disa fotografi të saj kur ishte 17 vjeçe, kur kishte flokët e bardha.
Ajo nuk është se flitet shpesh për ndryshime, duke qenë se i ka qëndruar besnike stilit të saj që shumë vite. /Telegrafi/