Kourtney Kardashian e ka gjetur lumturinë me të fejuarin Travis Barker.
Ylli i “Keeping Up with the Kardashians”, 42 vjeç dhe rokeri i “Blink-182”, 45 vjeç, janë fejuar.
Kardashian konfirmoi lajmin emocionues në Instagram duke ndarë fotografi nga propozimi romantik, shkruan People.
“Përgjithmonë Travis Barker”, ka shkruar Kourtney në mbishkrimin e imazhit që ndau me fansat.
Sipas TMZ , i cili ishte i pari që raportoi fejesën, Barker propozoi në një hotel pranë plazhit në Montecito, Kaliforni. Muzikanti planifikoi një ambient të zbukuruar me lule në rërë para se të binte në gjunjë dhe t’i bënte pyetjen.
Kjo shënon fejesën e parë të Kardashian, por ajo ka tre fëmijë: Mason, 11, Penelope, 9 dhe Reign, 6, me ish-partnerin, Scott Disick.
Ndërsa, Barker ishte martuar më parë me Melissa Kennedy nga 2001 në 2002 dhe Shanna Moakler nga 2004 në 2008.
Motra e Kourtney, Kim Kardashian ndau një video të çiftit në Twitter, duke shkruar “Kravis përgjithmonë”.
KRAVIS FOREVER ? @kourtneykardash @travisbarker pic.twitter.com/gymsssnMFr
— Kim Kardashian West (@KimKardashian) October 18, 2021
Kourtney më parë ishte e lidhur me Younes Bendjima dhe Luka Sabbat, ndërsa Barker u lidh shkurt me Rita Orën në 2015.
People konfirmoi lidhjen e Kardashian dhe Barker në janar. Ata e bënë romancën e tyre zyrtare në Instagram në shkurt pas Ditës së Shën Valentinit, kur ylli televiziv ndau një fotografi të çiftit duke u kapur për dore. /Telegrafi/