Kourtney Kardashian gjatë ditës së sotme (e premte), feston ditëlindjen e saj të 41-të.
Për një ditë të tillë, nuk kanë munguar dhurata dhe surprizat e shumta nga familja e saj e gjerë, shkruan Daily Mail.
Ajo që ka organizuar surprizën ishte Khloe Kardashian, që me sukses arriti që ta lë ‘gojëhapur’ motrën e saj.
Khloe kishte vendosur që të bëjë të gjitha familjen së bashku, që ditëlindja e saj të bëhej e paharrueshme.
Në ‘teaser-in’ e ti të KUWTK, shihet se si po bëhej organizimi, ku shiheshin edhe paradë makinash në oborrin e Kourtney.
Duke mbajtur balona në dorë edhe prej atyre me mbishkrime, pjesëtarët e familjes Kardashian-Jenner arritën që të bënin të lumtur vajzën e ditëlindjes.
Në mesin e personave prezent, makinave super luksoze, nuk kishte munguar as edhe muzika dhe vallëzimet mes tyre. /Telegrafi/