Real Madridi është i interesuar që të transferojë Jules Kounden nga Sevilla në këtë verë.
Los Blancos nuk e kanë të sigurt nëse Sergio Ramos, mirëpo u duhen përforcime në fazën defanzive.
Sipas asaj që raporton AS, Real Madridi po insiston në transferimin e Koundes nga Sevilla, pas formës së shkëlqyer në këtë edicion.
Rivali nga La Liga e ka njoftuar Real Madridin se lojtari ka një klauzolë aktive dhe ajo shkon në plotë 90 milionë euro.
Mirëpo, madrilenët nuk janë të gatshëm të paguajnë atë shifër dhe nuk do të ofrojnë më shumë se 50-60 milionë.
Real Madridi ka filluar kontaktet me agjentin e lojtarit dhe shumë shpejtë pritet të ketë marrëveshje në parim. /Telegrafi/