Jules Kounde i ka dhënë një lajm shumë të keq Barcelonës nga grumbullimi me Kombëtare.
Qendërmbrojtësi francez ishte grumbulluar nga Franca dhe e nisi ndeshjen nga minuta e parë përballë Austrisë.
Por vetëm pas minutave lojë mbrojtësi i talentuar u largua nga fusha shkaku i lëndimit të pësuar.
23-vjeçari menjëherë sot është larguar nga Parisi për tu rikthyer në Barcelonë ku do t’i bëj kontrollet mjekësore.
Por mediat në Spanjë dhe Francë kanë raportuar se bëhet fjalë për një lëndim që do ta mbajë atë jashtë fushave për një muaj.
Kounde nuk rrezikon Botërorin, por do t’i mungoj në disa ndeshje Barcelonës.
Nëse edhe testet mjekësore e vërtetojnë atë që kanë shkruar mediat, atëherë Kounde pritet t’i humbas deri në shtatë ndeshje me Barcelonën.
Francezi do t’i humbas dy takimet me Interin në Ligën e Kampionëve, derisa në La Liga pritet t’i mungojë katalunasve në sfidat ndaj Mallorcas, Celta Vigos, Real Madridit dhe Villarrealit.
Ndërkohë rikthimi i tij mund të ndodhë më 23 tetor ndaj Athletic Bilbaos. /Telegrafi/