Site icon Telegrafi

Kounde me fjalë të mëdha për Flick: Është një trajner i klasit botëror

Barcelona ka siguruar fitoren e shtatë këtë sezon në La Liga, duke e mposhtur Getafen me rezultat 1-0.

Është një start perfekt për skuadrën e Hansi Flick, që e sheh vetën në krye të tabelës me 21 pikë, katër më shumë se Real Madridi në pozitën e dytë.

Futbollistët e Hansi Flick më së shumti dominuan lojën duke u dëshmuar një herë kundër statusit të ekipit të parë në tabelë këtë sezon.

Lexo po ashtu Vendos goli i Lewandowskit, Barcelona vazhdon me seri perfekt në La Liga 

Pas ndeshjes, Jules Kounde vlerësoi trajnerin për përmirësimet që ka bërë në skuadër.

“Ne mund të shohim që nga dita e parë që Hansi Flick është një trajner i klasit botëror”, deklaroi Kounde.

“Ne si lojtarë po shijojmë seancat stërvitore dhe ndeshjet nën Flick, me siguri dhe jemi të lumtur që kemi një trajner të tillë në radhët tona”, u shpreh mbrojtësi francez.

Ndeshjen e radhës Barcelona e zhvillon në udhëtim te Osasuna të shtunën me fillim nga ora 21:00. /Telegrafi/

 

Exit mobile version