Kriza e lëndimeve tek Barcelona po thellohet çdo ditë e më shumë, me dyshen Jules Kounde dhe Lamine Yamal si të fundit që iu bashkuan listes së lojtarëve të lënduar.
Kounde pësoi një lëndim në gju në barazimin 2-2 të Barcelonës me Granadan të dielën në mbrëmje. Ky lëndim pritet ta lë atë jashtë fushave për të paktën një muaj, duke bërë që të humbasë El Clasicon më 28 tetor.
MEDICAL NEWS | Tests carried out have shown that first team player Jules Kounde has a left MCL sprain. He is out and his recovery will determine his availability. pic.twitter.com/1MDDeEhu8T
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 9, 2023
Goditja që mori Yamal nuk duket diçka serioze. Adoleshenti ka pësuar një dëmtim të ijeve por përkundër kësaj, ai do të qëndrojë në skuadrën e Spanjës, megjithëse do të vlerësohet nga stafi mjekësor i kombëtares sipas një njoftimit nga klubi katalan.
Xavi tani po përballet me një listë të gjerë lëndimesh, teksa kanë mbetur vetëm 19 ditë deri në përballjen me Real Madridin.
MEDICAL NEWS | Tests carried out have shown that first team player Lamine Yamal has a left hip flexor injury. He is out and his recovery will determine his availability. He will join the Spain national team and will also be evaluated by RFEF medical staff. pic.twitter.com/V0DXmz1mrr
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 9, 2023
Frenkie de Jong, Robert Lewandowski dhe Raphinha që të gjithë nuk janë në dispozicion të teknikut spanjoll . Pedri është afër rikthimit, por do të duhet kohë për të kapur ritmin e ndeshjes.
Ndeshjen e radhës Barcelona e luan në shtëpi ndaj Athletic Bilbaos, sfidë kjo që do te luhet më 22 tetor./Telegrafi/