Giorgios Koumutsakos, përgjegjës për politikë të jashtme në partinë greke “Demokracia e Re”, është shprehur më i shqetësuar për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë, pas takimit me shefin e diplomacisë greke.
Ai bën të ditur se partia që i takon mbetet e vendosur në nevojën për një zgjidhje të plotë, gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare.
Sipas tij, pa një zgjidhje të tillë nuk do t’i jepet IRJM-së mundësia që të jetë pjesë e NATO-së dhe BE-së. /Telegrafi/