“Ndryshimet në Kushtetutë e bëjnë edhe më të keqe Marrëveshjen e dëmshme të Prespës dhe e shkel në tri mënyra” thotë Giorgos Koumoutsakos, përgjegjësi për politikën e jashtme në partinë opozitare greke “Demokracia e Re”.
Koumoutsakos thotë se Qeveria e Greqisë duhet të marr qëndrim para se të mbarojnë ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ndryshimi i Kushtetutës së Shkup e bën edhe më të keqe tashmë Marrëveshjen e Prespës. E shkel në tri mënyra: E mban irredentizmin, i referohet ‘shtetit maqedonas’ dhe së pari kërkon nga Greqia ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës dhe integrimin e Shkupit në NATO, më pastaj të hynë në fuqi ndryshimet kushtetuese”, thotë Koumoutsakos./Telegrafi/