Mbrojtësi i Napolit, senegalezi Kalidou Koulibaly ishte objektivi kryesor i Chelseat.
Mirëpo edhe pse oferta e skuadrës angleze kapte shifrën e 60 milionë eurove, në fund Napoli e refuzoi atë ofertë.
Ka qenë vetë lojtari që ka zbuluar pse qëndroi në Napoli dhe nuk u transferua tek Chelsea.
“Jam i lumtur me klubin qytetin dhe gjithçka tjetër që më rrethon mua dhe familjen time në Napoli”, ka deklaruar Koulibaly.
“Shumë gjëra janë thënë dhe janë shkruar por asgjë nuk kishte të vërtetë. Unë kam vendosur të mbetëm në Napoli”, përfundoi mbrojtësi i fuqishëm. /Telegrafi/