Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly ka hedhur dyshime mbi të ardhmen në Napoli.
Një prej objektivave kryesore të Manchester Unitedit refuzoi të bëjë të ardhmen e tij në Napoli me komentet e tij të fundit.
Qendër mbrojtësi ishte i lidhur me një lëvizje në Old Trafford gjatë afatit kalimtar të dimrit, por që napolitanët nuk e lejuan të lëvizte francezi.
Futbollisti 27-vjeçar ka folur gjatë mbrëmjes së kaluar rreth të ardhmes pas eliminimit prej Ligës së Evropës nga Arsenali.
“E ardhmja? Unë jam një lojtar i Napolit dhe do të jap njëqind për qindshin për të fituar diçka me këtë fanellë”, pohoi ai
“Tregu është përplot me shkrime, unë preferoj fakte dhe pastaj flasim. Këto na ndihmojnë të fitojmë dhe të bëhemi së bashku”, tha lojtari. /Telegrafi/