Telegrafi

Koulibaly refuzon PSG-në, kërkon kalimin te Liverpooli

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, kërkon të luajë për Liverpoolin, duke refuzuar kalimin te PSG.

Sipas mediumit francez “Le 10 Sport”, raportohet se futbollisti senegalez ka refuzuar ofertën e PSG-së për t’u paguar 12 milionë euro në sezon.

Kontrata e tij do të ishte për 5 vite me kampionët e Francës.

Gjithmonë sipas këtij mediumi, Koulibaly dëshiron të luajë për Liverpoolin, për të krijuar një dyshe të frikshme me Virgil Van Dijk.

Ai pritet të largohet nga Napoli pas këtij sezoni dhe këtë ia ka bërë të qartë presidentit Aurelio De Laurentis. /Telegrafi/