Agjenti i Kalidou Koulibalyt ka përgënjeshtruar njoftimet se Evertonit i janë kërkuar nga 67 deri në 75 milionë euro për klientin e tij.
Kreu i klubit anglez, Farhad Moshiri, deklaroi të hënën se shifra që kishte kërkuar Napoli për qendërmbrojtësin ishte e paarritshme.
“Unë nuk jetoj në të kaluarën, të gjithë mundësitë dhe bisedimet janë harruar”, ka deklaruar agjenti Bruno Satin për Radio Crc.
“Shikoj në të tashmen dhe të ardhmen. Shumë klube kanë qenë të interesuara për Koulibalyn, por ai është lojtar i Napolit dhe është i fokusuar te Napoli”.
“Nuk kam dëgjuar se çmimi që kërkon klubi është 75 milionë euro, presidenti (Aurelio De Laurentiis) gjithmonë ka thënë se ai nuk është në shitje”, ka shtuar përfaqësuesi i lojtarit. /Telegrafi/