Telegrafi

Koulibaly: Napoli luan për të fituar Ligën e Evropës, për Scudetto më mirë të mos flas

Mbrojtësi Kalidou Koulibaly këmbëngul se Napoli po luan për të fituar Ligën e Evropës, ndërsa për titullin e Serie A ka thënë se është më mirë të mos flasësh.

Napoli janë në krye të kampionatit italian, Serie A, por u eliminuan nga Liga e Kampionëve pasi përfunduan pas Manchester Cityt dhe Shakhtar Donetskit në grupin e tyre.

Megjithatë, klubi napolitan nuk ka heq dorë nga trofetë evropian pasi duan ta fitojnë Ligën e Evropës.

Është mbrojtësi senegalez, Koulibaly, i cili ka folur për synimet e klubit në garën evropiane, teksa për titullin kampion në Serie A ka thënë më mirë mos të flas.

“Ishte patjetër një zhgënjim [eliminimi nga Liga e Kampionëve]. Është një garë që të gjithë duan të luajnë dhe garë e rëndësishme”, ka thënë fillimisht Koulibaly për El Heddaf TV.

“Tani jemi në Ligën e Evropës dhe po luajmë për ta fituar atë, ne jemi gjithmonë konkurrues dhe duam ta arrijmë këtë qëllim”.

“Scudetto? Është më mirë të mos flasim, sepse ne jemi shumë supersticioz në Napoli, natyrisht do të presim dhe do të shohim se çfarë do të bëhet në maj, si për Ligën e Evropës ashtu edhe për Scudettot”, përfundoi mbrojtësi senegalez.

Ndryshe, Koulibaly është njëri nga yjet kryesore të Napolit dhe ka qenë një nga më të kërkuarit në afatin kalimtar veror, sidomos nga skuadrat e Ligës Premier. /Telegrafi/