Telegrafi

Koulibaly: Kurrë nuk do të shkoja te Juventusi, Napolin do ta lija për vetëm tri klube

Kalidou Koulibaly edhe një herë ka shprehur besnikërinë e tij për Napolin, pjesë e të cilit është nga viti 2014 kur u transferua nga KRC Genk.

Futbollisti është shumë i lumtur te Napoli dhe këtë e ka treguar edhe në një intervistë të fundit.

“Unë në Juventus? A je i çmendur? Unë kurrë nuk do të shkoja dhe të luaja për një klub tjetër italian”.

“Nëse vendos të largohem nga Napoli, do ta bëja vetëm për dy ose maksimumi tri klube në botë”.

“Do të largohesha në drejtim të Man Cityt, Real Madridit dhe Barcelonës”.

“Por më besoni: Unë kurrë nuk do të shkoja në Juventus. Nuk mund të tradhtoja tifozët e Napolit”, ka thënë Koulibaly. /Telegrafi/