Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, është kthyer të flas për Juventusin dhe sezonin e kaluar.
Senegalezi që shënoi golin e fitores ndaj Zonjës së Vjetër në fitoren 1-0 beson se Juve ishte i frikësuar skuadrës napolitane në sezonin e kaluar.
“Gjëja më e rëndësishme është se gjithmonë tentoj të përmirësohem, në mënyrë që t’i tregojë të gjithëve që mund të bëhem një nga mbrojtësit më të mirë në botë”.
“Për mua, kur shënova këtë gol isha shumë i lumtur. Më të vërtetë dua të fitoj diçka me Napolin, ata më kanë dhënë shumë dashuri dhe besim”.
“Dua t’ua rikthej këtë, shpresoj të jetë me Scudetto”.
“Vitin e kaluar kemi besuar deri në fund pasi Juve frikësohej nga ne dhe kur e ndjen që një skuadër ka frikë nga skuadra juaj, jam mirënjohës dhe më pëlqen kjo ndjenjë”, ka thënë Koulibaly.
Aktualisht Napoli ka gjashtë pikë më pak se Juve, të cilët janë në krye të Serie A. /Telegrafi/