Telegrafi

Koulibaly hap llogarinë e golave te Chelsea, pas një asistimi brilant nga Cucurella

Chelsea ka kaluar në epërsi në derbin ndaj Tottenhamit që po luhet në kuadër të javës së dytë në Ligën Premier.

Dy skuadrat nga Londra filluan ndeshjen me një intensitet të lartë, derisa është shënuar edhe goli i parë në “Stamford Bridge”.

Ishin Blutë që kaluan të parët në epërsi, derisa atë e realizoi Kalidou Koulibaly, që është edhe i pari në fanellën e skuadrës londineze.

Në minutën e 20-të, Marc Cucurella e gjeti për mrekulli senegalezin, që realizoi gol të bukur me volej goditje. /Telegrafi/