Kalidou Koulibaly thuhet se është joshur nga planet e Newcastle United për edicionin e ri.
Mike Ashley ka kohë që ka paralajmëruar se do të shesë klubin, derisa nga Arabia Saudite ka ardhur interesimi.
Princi Mohammad bin Salaman dëshiron të blejë Newcastlen, derisa thuhet se do të bëjë transferime të mëdha në verë e këtij viti.
Sipas asaj që raporton Sky Sport, Kalidou Kouublibaly është joshur nga planet e arabit dhe thuhet se e dëshiron kalimin te Magpies.
Mbrojtësi mund të bëhet lojtari i parë në epokën e re të Newcastles, derisa për të interesohet edhe Manchester United.
Pasuria e Bin Salman kalon 260 miliardë euro, duke e bërë atë pronarin më të pasur të një klubi anglez, e që natyrisht se nga ai mund të priten transferime gjigante. /Telegrafi/