Paris Saint-Germain vazhdon të jetë i lidhur me Kalidou Koulibaly, ku shpresojnë që të përforcohen me të në verë.
Napoli aktualisht po përpiqet t’i largojë klubet e interesuara dhe ka vendosur një çmim prej 150 milionë eurosh.
Por Calciomercato.com ka raportuar se të dy klubet tashmë janë duke negociuar dhe se gjigantët e Ligue 1 e shohin 28-vjeçarin si zëvendësimin perfekt për Thiago Silvan, që pritet të largohet nga kryeqyteti francez, pasi kontrata e mbrojtësit brazilian skadon këtë verë.
Kalidou Koulibaly, ka mbërritur në Napoli nga KRC Genk në vitin 2014.
Ai dyshohet se ka blerë një apartament afër Kullës Eiffel dhe zërat për një lëvizje në PSG janë rritur këtë mëngjes.
Le Parisien raporton se senegalezi ka blerë një apartament në vlerë 4 milionë euro në qendër të qytetit.
Koulibaly ka luajtur 15 ndeshje në Serie A këtë sezon dhe ka gjithsej 233 paraqitje për Napolin që nga ardhja e tij nga Genk. /Telegrafi/