"Ministri do ta pranojë në një bisedë joformale ekipin e negociatorëve kosovarë, i cili një ditë më vonë do të udhëtojë në Vjenë, për të marrë pjesë në takim me delegacionin e Serbisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë franceze.
Kouchner, me delegacionin e Kosovës, do të bisedojë për situatën e tanishme në procesin e bisedimeve, që ndërmjetësohet nga treshja e Grupit të Kontaktit, Wisner-Ischinger-Kharchenko.
Ky takim nuk ka qenë i paralajmëruar, mirëpo siç bëhet e ditur në Ministrinë franceze të Punëve të Jashtme, pas takimit priten deklaratat për media.